10 Shkurt 2017 - 13:22
Ai mori çmimin “Mirosllavlevo jevangjele” për vitin 2016, për romanin “Të gjithë të mijtë”, një roman që rrëfen udhëtimin dramatik të familjes së tij nga Kodralia e Deçanit e deri në ditët tona, duke ndërthurur protagonistët realë me imagjinatën e pasur krijuese të autorit, me stilin e tij të veçantë, që lexuesi shqiptar i mban në mend nga “Viti i Gucisë”, “Dimri” e “Ylli i Davidit”.
“Gjysh e kam Cuf Berishën, bektashi, i biri i dervishit Ali, nip i sheh Ramës, të birit të Rizah Kodralisë, shehut të Teqës së Vogël, të babës së dervishit emrin e të cilat ma kanë lënë mua – Zuhdi. E quajnë e Vjetër ose e Vogël, sepse është edhe njëra, edhe tjetra, më e vjetër se njëzet e tri teqe Bektashi, se dy Rufai, dy Sadi dhe një teqe Hamzevi, që sikurse dervishët e rrethonin në rrënjë në Dukagjinin kodrinor dhe fushor...” nis romani më i ri i Hoxhiq-Berishës, “Të gjithë të mijtë”, i botuar vjet në Cetinë.
Ky roman tashmë ndodhet në fazën e përkthimit në gjuhën shqipe, meqë autori shkruan në gjuhën malaziase, por e kupton dhe e flet edhe gjuhën e të parëve, shqipen.
Ai që prej vitesh jeton në Podgoricë, ndërsa shkollimin e ka kryer në vendlindje, Guci, Pejë e Prishtinë. Me Podgoricën lidhet edhe krijimtaria e tij, por përmbajtjet i ka të ndërthurura me jetën e shqiptarëve, boshnjakëve e malazezëve
Çmimi “Mirosllavleve jevangjele” është çmimi kryesor vjetor për letërsi në Mal të Zi dhe ai do t’i dorëzohet Hoxhiq-Berishës nga fundi i shkurtit, në Bjello Pole.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...