Jetmir Idrizi në mesin e 100 fotografëve botërorë që hulumtojnë të sotmen

10 Shkurt 2017 - 12:11      

Prishtinë, 10 shkurt - Dyzetvjetori i dërgimit në hapësirë i “Voyager Golden Records” - një arkiv me melodi e imazhe - ka shërbyer si inspirim për botimin e librit “GR-02092017” dhe ekspozitën “What Remains” në Oslo të Norvegjisë. Kjo ekspozitë përfshin vepra të mbi 100 fotografëve dhe artistëve të njohur botërorë, në mesin e të cilave edhe një fotografi të Jetmir Idrizit, shkruan sot Koha Ditore.

Me qëllim të ruajtjes së imazheve të sotme, duke shikuar nga e ardhmja e për të bërë një krahasim me të kaluarën, punimet në këtë ekspozitë janë të përmbledhura në libër. “What Remains” është kompletuar me fotografi dhe punime që paraqesin të sotmen, përmes syrit të artistit. Idrizi është bërë pjesë e këtij projekti me një fotografi të cilën e ka realizuar vitin e kaluar në Brazil në kuadër të një projekti dyvjeçar që është duke e realizuar atje.

Fotografia e tij u është bashkuar punimeve të artistëve të njohur si Adam Jeppesen, Alec Soth, Annika von Haussëolff, Anouk Kruithof, Daisuke Yokota, Emil Salto, Espen Tveit, Lina Selander, Lorenzo Vitturi, Lucas Blalock, Pieter Hugo, Pipilotti Rist, Torbjorn Rødland, Tracey Moffatt dhe Wolfgang Tillmans, me kuratore Silja Leifsdottir. Në ndihmë për të realizuar këtë ekspozitë asaj i kanë dalë edhe kurator të tjerë, në mesin e tyre edhe Edson Pinhero Chagas, i cili është edhe fitues i Luanit të Artë në Bienalen e Venecias në vitin 2013. Është pikërisht Chagas ai i cili ia ka bërë ftesën Idrizit që të jetë pjesë e ekspozitës që u hap të enjten në institutin “Fotogaleriet” e cila po ashtu këtë vit shënon 40-vjetorin e themelimit.

Pjesëmarrjen në këtë projekt Idrizi e konsideron si një prej arritjeve më të mëdha në karrierën e tij (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...