Libri "Arkivi i Luftës..." nuk është nga KosovaPress

10 Shkurt 2017 - 09:06      

Përmes një kumtese për media KosovaPress njofton se prapa publikimit të librit “Arkivi i Luftës... “ nu qëndron kjo agjenci, transmeton Koha.net.

Në këtë kumtesë thuhet:
Njoftojmë opinionin publik se prapa publikimit të librit që po përurohet sot "Arkivi i Luftës së Agjencisë Shtetërore Informative-KosovaPress", nuk qëndron Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Ky libër është një pjesë e materialit që Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ia ka dhënë Berat Luzhës për ta redaktuar.

Libri i plotë (periudha Janar-Qershor 1999), është duke u përgatitur dhe do të publikohet nga KosovaPress. Libri do t’i dhurohet Ushtrisë së Kosovës dhe opinionit publik si pjesë e vlerave të përgjithshme kombëtare-shtetërore gjatë asaj periudhe.

Për dijeni, z. Berat Luzha ka qenë i angazhuar në KosovaPress prej themelimit (4 janar 1999) deri në përfundim të luftës.

Pas përfundimit të luftës, z.Luzha është larguar nga KosovaPress, duke u emëruar nga ish-Qeveria e Përkohshme e Kosovës, si drejtor i Përgjithshëm i "Rilindjes" dhe ka vazhduar jetën politike dhe partiake, të cilën e bënë edhe sot.”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...