“Andërr” me imazhet e trashëgimisë së harruar

10 Shkurt 2017 - 10:58      

Prishtinë, 10 shkurt - Kompozicione, loja me nuanca që në shumë raste sjellin imazhe të turbullta, rikthejnë copëza nga e kaluara. Vjen si një thirrje për trashëgiminë, traditën a për diçka që nuk është më, shkruan sot Koha Ditore.

Si me qëllimin për të rikthyer kujtimet e një vendi që koha dhe rrethanat e kanë ndryshuar, ekspozita titullohet “Andërr". Kjo ëndërr e artistit Zymer Mulliqi e shkrirë në pëlhurë shpaloset nëpërmjet pikturave që shtrihen në shtatë cikle: “Dremitje”, “Fushat që flasin”, “Idilë fshati”, “Legjenda e kullave”, “Qielli pa formë”, “Shpirtërat shtegëtar” dhe “Shushërima e erërave”. Vetë titujt zbërthejnë fokusin e artistit që lidhet me fshatin, e në veçanti me Bjeshkët e Nemuna.

Për ekspozitën e hapur të enjten mbrëma në galerinë “Qafa” të Ministrisë së Kulturës u shpalosën vepra të përzgjedhura nga opusi i gjerë i këtij artisti ekspresiv e tradicional.
“Një ditar rrëfimi për të kaluarën e popullit shqiptar”, e ka cilësuar, ndër të tjera, ekspozitën kuratori i saj Genc Rezniqi. Në ceremoninë e hapjes Rezniqi ka thënë se gjithsecili mund ta gjejë një “copë të vetes në punimet e Zymerit, megjithëse paraqitet një e kaluar e jona”.

Andërr” është ekspozita e parë për vitin 2017 e Galerisë së Ministrisë së Kulturës dhe do të jetë e hapur një muaj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...