10 Shkurt 2017 - 10:00
Përderisa njëra palë pretendon se me kuvend ka zgjedhur kryesinë e re, pjesa tjetër insiston se ka parregullsi në këtë organizim, dhe se shkelësit e statutit duhet të heqin dorë nga praktikat e tilla, në mënyrë që të vendoset ligjshmëria në veprimtarinë e kësaj shoqërie me traditë 73-vjeçare.
Ndërkohë anëtarët dhe dashamirët e kësaj shoqërie përmes një letre publike kanë kërkuar publikimin e informatave relevante lidhur me menaxhimin e deritanishëm administrativ dhe financiar, si dhe shpalosjen e informatave nga institucionet përgjegjëse rreth përmbushjes së obligimeve ligjore dhe financiare nga ShKA “Agimi”.
Letra publike është nënshkruar nga më shumë se 60 persona, në mesin e të cilave ka emra të shquar të kulturës e të artit.
Nënshkruesit e kësaj letre kanë bërë thirrje publike për vendosjen e rendit dhe ofrimin e perspektivës zhvillimore për ShKA “Agimi” (1944), si vlerë të paçmueshme të trashëgimisë së përbashkët kulturore. Aty theksohet se vitet e pasluftës nuk kanë qenë më të mirat për ShKA “Agimi”, sidomos në kuptim të menaxhimit të brendshëm dhe transparencës financiare.
Paralelisht me publikimin e letrës, një pjesë e ShKA “Agimi” ka njoftuar se është mbajtur Kuvendi zgjedhor dhe se është zgjidhur kryesia e re e organizatës.
“Në mjediset e ShKA ‘Agimi’ u mbajt Kuvendi zgjedhor, në të cilin u zgjodh kryesia e re. Kryetari i ShKA ‘Agimi’, Xhemal Kabashi, në fillim të takimi me anëtarët e Kuvendit të ShKA ‘Agimi’ paraqiti rendin e ditës, duke paraparë paraqitjen e planit të punës dhe zgjidhjen e situatës aktuale në ShKA ‘Agimi’, por me vota të anëtarëve pjesëmarrës ky takim u shndërrua në Kuvend zgjedhor”, thuhet në njoftimin e kryesisë së re, me ç’rast është cekur se kryesia e re e ShKA ‘Agimi’ u zgjodh në këtë përbërje: Rrahmi Ymeri, Anda Gjini, Bujar Spahiu, Besnik Bobaj, Festim Bytyqi, Xhemal Kabashi dhe Dafina Morina, të cilët në ditët në vijim do të zgjedhin kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin.
Ky veprim, sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të ShKA ‘Agimi’, të caktuar në kuvendin e dhjetorit, Kastriot Marku, është vazhdimësi e shkeljes së statutit.
“Shkelësit e statutit të ShKA ‘Agimi’ po vazhdojnë me parregullsi, të cilat atyre u duken normale e në fakt janë kundërligjore”, ka thënë Marku. Sipas tij, mbajtja e “Kuvendit paralel” pa thirrje të rregullt të anëtarëve, por vetëm brenda natës, nuk i shpëton thirrësit e këtij kuvendi nga shkeljet e vazhdueshme (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...