Kosova në “Berlinale” kërkon mundësi të reja për filmin vendor

10 Shkurt 2017 - 08:48      

Prishtinë, 10 shkurt - Në ditën kur Berlini përsëri u shndërrua në kryeqytet të filmit - me filmbërësit e famshëm që parakaluan nëpër tepihun e kuq, tek pozonin para fotoreporterëve e përshëndesnin adhuruesit që thërrisnin emrat e tyre - një ekip nga Kosova ka udhëtuar drejt qytetit gjerman me misionin e vjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Promovimi i kinematografisë kosovare e gjetja e mundësive për bashkëprodhime, sikurse edhe e kontakteve me programerë festivalesh a kompani të shitjes, mbeten objektivat e Qendrës Kinematografike të Kosovës edhe në prezantimin e gjashtë në “Berlinale”.

Festivali i filmit në Berlin hapi edicionin e 67-të të enjten mbrëma. Shtandi prej 20 metra katrorësh - ku shihen posterë të tre filmave kosovarë që do të shfaqen në kuadër të “European Film Market” - është hapësira që kanë zënë Kosova e Shqipëria në këtë festival prestigjioz. I vendosur përkrah shtandeve të Lituanisë, Gjeorgjisë e Marokut, shtandi i përbashkët i të dyja vendeve, për dhjetë ditë, do të shërbejë si pikë referuese e promovuese e kinematografisë shqiptare. Në kuadër të këtij organizimi do të shfaqen tre filma kosovarë, duke përfshirë “Histori maje kulmi” nën regji të Gazmend Nelës, “T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit dhe “Home Sweet Home” nën regji të Faton Bajraktarit.

“Qendra Kinematografike e Kosovës gjatë festivalit të madh Berlinale ka për qëllim promovimin e kinematografisë kosovare, veçanërisht projektet që janë në zhvillim e sipër, gjetjen e mundësive për bashkëprodhim, për premierë të filmit si dhe për kompani të shitjeve”, ka thënë Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, i cili është pjesë e ekipit kosovar që po qëndron në Berlin (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...