9 Shkurt 2017 - 15:22
Bëhet fjalë për objektin të cilën në vit e vizitojnë mesatarisht shtatë milionë persona, ndërsa kompetentët dëshirojnë që me masat e reja të mbrojnë turistët nga kërcënimet eventuale terroriste.
Gjatë Kampionatit Evropian në Futboll të vitit të kaluar, siç transmeton AA, Kulla Eiffel dhe oborri i saj u rrethuan me një gardh mbrojtës nga kompania, e cila menaxhon kompleksin vendosi që ta mbajë në kohë të papërcaktuar.
Kreu i kompanisë Bernard Gaudillere për gazetën “Le Parisien“ tha se gardhi së shpejti do të hiqet, ndërsa do të vendoset masë e re mbrojtëse.
“Kulla Eiffel dhe oborri rreth saj do të rrethohen me një mur xhami të padepërtueshëm. Muri do të përfundojë deri në vjeshtën e këtij viti. Do të jetë i lartë dy metra e gjysmë, ndërsa bëhet fjalë për masa mbrojtëse nga terrorizmi. Do të lihet vetëm një hyrje në oborr”, tha Gaudillere. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 20 milionë dollarë, ndërsa sigurisht do të sjell një varg ndryshimesh në destinacionin qendror turistik të Parisit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...