Hapet sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin - Berlinale 67

9 Shkurt 2017 - 11:31      

Gati 400 filma konkurrojnë në Festivalin më të madh gjerman të Filmit, Berlinale, për trofenë "Ariu i Artë", i cili nis sot.

Berlinalja e 67-të zhvillohet nga 9 deri më 19 shkurt, raporton DW. Sipari hapet me debutimin e regjisorit francez Etienne Comar me një film për historinë e muzikantit të njohur të Jazz-dhe Swing Django Reinhardt.

Filmi me titullin "Django" është një biografi e muzikantit të njohur, i cili i përkiste grupit të popullsisë sinti dhe roma. Ai ishte një yll në kohën kur Parisi ishte pushtuar nga nazistët. Pikërisht këtë periudhë ka fiskuar regjisori i ri Etienne Comar në filmin e tij. Kësisoj sivjet Berlinalja hapet me një film edhe argëtues - me muzikë - por që i kushtohet një teme mjaft serioze me sfond historiko-politik. Sivjet konkurrojnë gjithsej 18 filma për çmimin "Ariu i Artë", ndër to bëjnë pjesë edhe tre filma gjermanë.

Disa filma në Berlinale shfaqen jashtë seksioneve tradicionale të festivalit, pra në seksionin "Berlinale Special". Ndër këto premiera bën pjesë edhe filmi "I riu Karl Marks" me regji të Raoul Peck, i lindur në Haiti.

Por një forum i posaҁëm u kushtohet në Berlinale edhe artistëve të rinj, të cilët gjatë ditëve të festivalit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime dhe ide me kineastë me përvojë nga bota e madhe e filmit. Tema diskutimi janë ndër të tjera: si mund të komportohet individi në botën që e rrethon dhe si mund të vihen në jetë idetë përmes kameras?

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...