Inva Mula: Sukses i merituar për Dëshira Ahmeti në operën Don Giovanni

9 Shkurt 2017 - 11:17      

Tiranë, 9 shkurt - “Sukses i merituar për divën Dëshira Ahmeti në Dona Anna në opérën Don Giovanni”, shkruan sot Inva Mula për sopranon e njohur, pas interpretimit mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Maqedonisë në Shkup, ku mes spektatorëve që kishin mbushur sallën ka qenë dhe vetë Mula.

“Krenare për ty e dashur që na mbushe me emocion të veçantë” vijon sopranoja më famë botërore e cila ka qënë disa herë bashkë në skenë më Dëshira Ahmeti Kërliu dhe për më shumë nëna e saj, Nina Mula, ka qenë pedagoge e Kërliut e cila këtë rol e ka përgatitur në Nju Jork me Profesor Dr.Julian Kwok.

“Jam e sigurt që do të sjellë risi me këtë opera jo vetëm si soprano por dhe si Dëshira që i ka munguar publikut disa vite”, ishte shprehur Dëshira për ATSH-në disa ditë përpara premierës së “Don Giovani”, një opera e bukur por e konsideruar e vështirë, për shkak të silit të veçantë qe ka Mozart për t’u kënduar.

Dëshira rikthehet kështu me sukses të plotë në Teatrin e Operës te Maqedonisë, aty ku si shprehet ajo ndihet shumë mirë, ku publiku e ngroh shpirtërisht dhe ku solistja e parë shqiptare në Operën e Maqedonisë ka patur një histori suksesi me rolin e Mikaeles nga Opera “Karmen”, Pamina nga “Flauti Magjik”, Santuca nga “Kavalieria Rustikana”, Neda tek “Paljaci”, Liu, “Turandot”, Leonora “Forca e Fatit”, Antonia në “Rrëfimet e Hofmanit”. Nga Operat shqiptare , Dëshira Ahmeti Kërliu ka interpretuar rolin e Donikës nga Opera”Skenderbeu”, por ka kënduar në koncerte të ndryshme Gala me Orkesterën simfonike të Operas dhe Baletit të Maqedonisë të Tiranës dhe të Prishtinës dhe Filharmoninë e Shkupit, Radio Televizionit Shqiptar dhe të tjera.

Pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork “, i promovuar nga Albanian Excellence, më 24 shtator 2016 në Manhattan, Nju Jork, Dëshira Ahmeti Kërliu, nisi Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e pedagoges së njohur znj.Nina Mula. Edukimi i saj i dha forcë për të ecur përpara për të ndjekur deshira11rrugën e vështirë të artit por dhe me të bukurën e saj. Me një karrierë të realizuar fillimisht në Shkup në skenën e Operas dhe Baletit të Maqedonisë, si soliste e roleve kryesore, me një mori koncertesh te organizuar në Europë, Dëshira do të lidhte jetën e saj me Nju Jorkun , ku vazhdoi klasat me përgatitje të vokalit të saj ne audicione të ndryshme dhe tani është në fazën përfundimtare. Ajo thotë pa frikë se mund të konkurroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh të sajin profesional, me specializimin e vokalit me vepra botërore me emra të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping.
Pas suksesit dhe bashkëpunimit të saj në 100 vjetorin e Pavarësisë në Tiranë dhe në Shkup me Inva Mula, organizoi me sopranon e njohur një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjioze të Manhatanit dhe me pjesëmarrjen e Genc Tukiçit. Koncerti i organizuar më 26 mars 2016, me një orkestër simfonike solli në skenë kënget më të bukura që i këndohen Atdheut për komunitetin shqiptar në SHBA. Ajo tha atehere se ky projekt ishte i guximshëm dhe i vështirë për t’u realizuar në një vend si Amerika ku deri atëherë askush nuk e kishte ndërmarrë një iniciativë te tillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...