9 Shkurt 2017 - 12:01
Madje ka edhe të atillë që ankohen se do t’iu duhet të cungojnë programin, sherri i mjeteve që janë ndarë.
Sipas vendimit të cilin ministri i Kulturës, Kujtim Shala, dhe sekretari i kësaj Ministrie, Veton Firzi, e kanë nënshkruar të martën, nëntë institucioneve qendrore të kulturës buxheti sivjet u është rritur për 141 mijë e 990 euro. Përderisa vitin e kaluar ishin ndarë 1 milion e 943 mijë e 510 euro, këtë vit MKRS-ja ka llogaritur që institucionet kulturore duhet të punojnë me 2 milion e 85 mijë e 455 euro.
Teatri Kombëtar i Kosovës del të jetë më i pakënaquri me buxhetin që i është ndarë. Madje MKRS-ja me tri projekte, ka ndërhyrë në planet e këtij institucioni teatror. I ka treguar këtij institucioni se ku duhet të investojë. TKK-ja sivjet ka 370 mijë euro buxhet, përderisa vitin e kaluar kishte 340 mijë.
Për programin vjetor Teatri Kombëtar i Kosovës ka kërkuar 471 mijë euro, përderisa i janë dhënë 100 mijë më pak (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...