9 Shkurt 2017 - 10:00
Shtandi i përbashkët i Kosovës me Shqipërinë, në tregun e festivalit të filmit “Berlinale” është shtrirë në 20 metra katrorë. “European Film Market” është një ndër tregjet më të mëdha në botë ku takohen kineastë e producentë nga mbarë bota dhe kjo është hera e gjashtë që kinematografia e Kosovës prezantohet aty.
Në kuadër të këtij organizimi do të shfaqen tre filma kosovarë, përfshirë “Histori maje kulmi” nën regji të Gazmend Nelës, “T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit dhe “Home Sweet Home” nën regji të Faton Bajraktarit. Filmi “Histori maje kulmi”, që do të jepet premierë në “EFM”, është rrëfim për njerëzit që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që rrëfimin e tyre e tregojnë në rrethe jo fort të zakonshme, maje kulmi.
E “T’padashtun” flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullon botën. “Home Sweet Home” flet për Kosovën e pasluftës duke u fokusuar në rrëfimin e personazhit, të cilit familja ia ka keqpërdorur emrin për përfitime. Ishte propozimi i Kosovës për “Oscars”, por nuk arriti të futej në listën e ngushtë.
Folegjenda: “Django” përballet me një konflikt klasik që mund të interpretohet si reflektim mbi problemet sociale bashkëkohore në shumë pjesë të botës, përfshirë edhe Amerikën e Trumpit. Konfliktet sociale do të jenë në fokus të shumicës së filmave që janë përfshirë në programin e festivalit dhe duket se do të dominojnë edhe diskutimet dhe konferencat për media.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...