Zgjidhet kryesia e re e ShKA “Agimi”

8 Shkurt 2017 - 21:39      

Në mjediset e ShKA “Agimi” u mbajt Kuvendi zgjedhor, në të cilin u zgjodh kryesia e re, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i ShKA “Agimi”, në fillim të takimi me anëtarët e Kuvendit paraqiti rendin e ditës duke paraparë paraqitjen e planit të punës dhe zgjidhjen e situatës aktuale në ShKA “Agimi” por me vota të anëtarëve pjesëmarrës ky takim u shndërrua në Kuvend zgjedhor.

Pas paraqitjes së projeksionit të paraparë të aktivitetit të ShKA “Agimi” nga kryetari aktual, Xhermal Kabashi, ku parashihen koncerte për ditën e Pavarësisë, festat e qershorit, festën e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesëmarrja në festivale kombëtare e ndërkombëtare të valleve dhe korit dhe aktivitete të tjera, u kalua në zgjedhje, transmeton Koha.net.

Kuvendi u dakordua që në kryesinë e re të ShKA “Agimi” të përfaqësohen me nga dy anëtarë: Grupi i valltarëve, orkestra dhe kori ndërsa pjesa tjetër të propozohen nga anëtarët pjesëmarrës të Kuvendit.

Nga grupi i valltarëve u propozuan Gëzim Sertolli, Malbora Krajku, dhe Laura Lekaj. Nga kori u propozuan: Rrahmi Ymeri, Naxhi Kuani dhe Anda Gjini, nga orkestra u propozuan Bujar Spahiu dhe Besnik Bobaj ndërsa nga Kuvendi u propozuan Festim Bytyqi, Xhemajl Kabashi.

Marlbora Krajku theksoi se do të jetë aktive në aktivitetin e ShKA “Agimi” por kërkoi që të lirohet dhe nga ana e saj u propozua Dafina Morina, prandaj nga të propozuarit me vota të anëtarëve të Kuvendit për secilin propozim kryesia u zgjodh në këtë përbërje: Rrahmi Ymeri, Anda Gjini, Bujar Spahiu, Besnik Bobaj, Festim Bytyqi, Xhemajl Kabashi dhe Dafina Morina.

Gjithashtu thuhet se në mbledhjen e kryesisë që do të mbahet në ditët në vijim do të zgjidhet struktura udhëheqëse e kryesisë: kryetari, nënkryetari dhe sekretari.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...