8 Shkurt 2017 - 15:25
Kjo punëtori u zhvillua në kuadër të projektit Ndërtimi i besueshmërisë nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë (CBCPK), të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUOK) dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Punëtoria u hap nga nënkryetari i komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ritheksoi përkrahjen e madhe dhënë institucioneve komunale për të krijuar një mjedis të sigurt dhe për të mbrojtur dhe rehabilituar trashëgiminë kulturore si pjesë e vlerave të përbashkëta të qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Vehbi Selmani nga UNDP theksoi se projekti përmban aktivitete që angazhojnë komunitetet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe rinovimin dhe rehabilitimin aktual të objekteve të trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrësit diskutuan dy projektet që janë duke u implementuar në Gjilan, rinovimin e kishës ortodokse serbe Shën Nikolla dhe rehabilitimin e varrezave të qytetit.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan angazhimin e komuniteteve në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e ideve se si t’i adresojnë disa nga sfidat me të cilat komunitetet mund të përballen në të ardhmen.
Drazho Bozhoviq, udhëheqës i Njësisë për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore në kuadër të Policisë së Kosovës, në prezantimin e tij u përqendrua në faktorët kryesorë që përbëjnë kërcënim për trashëgiminë kulturore dhe zgjidhjet e mundshme.
Përveç temave që u përmendën, pati edhe një diskutim të gjallërishëm se si trashëgimia kulturore mund të sjellë komunitetet e ndryshme së bashku si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë dhe koordinimit mes autoriteteve komunale, Policisë së Kosovës, komunitetit dhe shoqërisë civile.
Punëtoria në komunën e Gjilanit është e fundit në serinë prej pesë punëtorive të mbajtura në komuna, duke përfshirë: Ferizajn, Lipjanin, Kamenicën dhe Rahovecin. Këto punëtori janë organizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...