Ermal Meta kaloi në natën finale të Sanremos

8 Shkurt 2017 - 09:50      

Kantautori shqiptar Ermal Meta kaloi në natën finale të festivalit italian të këngës, Sanremo. Ai u klasifikua mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eleminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.

Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival. Artisti shqiptar, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e Aristonit, sjell një këngë kundër dhunës në familje.

Tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë.

35-vjeçari Ermal Meta ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në garën e të rinjve, por emri i tij është i njohur në muzikën italiane, pasi ka shkruar tekste për shumë artistë të mëdhenj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...