MKRS shpall konkurs për Çmimin “Bekim Fehmiu”

8 Shkurt 2017 - 09:44      

Me qëllim të zhvillimit, avancimit, dhe promovimit të krijimtarisë filmike Ministria e Kulturës shpall konkurs për ndarjen e Çmimeve për Kinematografi për vitin 2016-të.

Për çmimet që i ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e Kinematografisë, sipas shkrimit që e ka publikuar KultPlus, ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, “Bekim Fehmiu”, dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi që u jepet krijuesve të dalluar, të cilët me krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të thella në fushën e kësaj fushe.

Çmimi kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, ndahet për personalitete të shquara në fushën e kinematografisë, për suksesin e arritur gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e kësaj fushe. Propozuesit mund të bëjnë vetën nga një nominim për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”. Ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet çdo vit autorit për vepra filmike të realizuar gjatë vitit paraprakë kalendarik, sipas vendimit të jurisë, vetëm për njërën nga këto kategori:

1. Producenti më i mirë
2. Regjisori më i mirë
3. Skenaristi më i mirë
4. Aktori-aktorja më e mirë
5. Drejtori i fotografisë më i mirë
6. Kompozitori më i mirë
7. Montazheri më i mirë
8. Skenografi më i mirë
9. Kostumografi më i mirë dhe
10. Animatori më i mirë

Konkurrimi për çmimet për Kinematografi, mund të bëhet përmes nominimit nga:

1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës;
2. Qendra Kinematografike e Kosovës;
3. Fakultetet e Arteve të Universiteteve Publike dhe Private të Republikës së Kosovës
4. Produksionet Filmike të regjistruara në Kosovë
5. Shoqatat e filmit të regjistruara në Kosovë

Të gjitha propozimet duhet të dërgohen deri më 6 mars në Arkivin e MKRS-ës, ku pastaj vlerësimi për ndarjen e çmimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga pesë anëtarë. Për më shumë informata mund të lexoni në faqen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...