8 Shkurt 2017 - 09:36
Një gjykatë federale në San Francisco ka bllokuar përkohësisht ndalimin e Donald Trumpit derisa po dëgjon argumentet për këtë rast. Aktorja Dobroshi ka sqaruar se refugjatët shpesh nuk duan të largohen nga vendi i tyre, por ndjehen të detyruar ta bëjnë këtë gjë, transmeton Koha.net.
“Si ish-refugjate, unë kam jetuar në një zonë lufte gjatë gjysmës së jetës sime”, ka thënë Dobroshi për Kosovën, vend ku jeton tani ajo. “Ajo se çfarë nuk dinë njerëzisht kur jetojnë në zonë lufte është se gjëja e fundit që dëshironi është largimi nga vendi”, ka thënë ajo. “Largoheni vetëm kur e shihni se vdekja është afër, jo sepse dëshironi të shkoni në një vend tjetër”.
Dobroshi jetoi në një kamp refugjatësh në Maqedoni dhe mezi priste të kthehej në vendlindje. Ajo ka thënë se shpresonte për paqe çdo ditë. Pas përfundimit të luftës aplikoi për përkthyese e NATO-s me synim që të kthehej në vendlindje sa më shpejtë që ishte e mundur. Ajo ka anëtar të familjes që shkuan në Amerikë gjatë luftës dhe ishin “super të mirëpritur dhe të pranuar” në Amerikë, por këta anëtar u kthyen të jetonin në Kosovë.
Aktorja ka thënë se gjëja e parë që mendoi kur mësoi për urdhrin e Trumpit ishte që njerëzit e keqkuptojnë përse refugjatët largohen nga vendi i tyre, transmeton Koha.net.
“Shtetet jetojnë në liri, më e pakta që mund të bëjnë është të hapin dyert”, ka theksuar Dobroshi. “Njerëzit në botë do t’i pyesja: Nëse fëmija juaj, miku juaj ose dikush që e keni për zemër është jashtë asaj dere dhe po luftojnë për jetët e tyre, a do t’ia hapnit derën apo do t’ia mbyllnit?”
“Mendoj se shumë politikanë, jo veç Trumpi, por shumë politikanë – ata tentojnë të kontrollojnë njerëzit e tyre duke ndjell frikë, pastaj është më lehtë për ata që të kontrollojnë ty”, ka thënë Dobroshi. “Ne jetojmë në një qytet të madh të quajtur Tokë, është më mirë për ne kur jemi në harmoni sesa në konflikt. Është bekim të jesh i lirë”.
Aktorja ka thënë se shikon anën e mirë duke u përqendruar në të vetëm gjë që politikanët nuk mund ta legjitimojnë – emocionet e njerëzve. “Njerëzit mund të bëjnë ligje për ndalime, por nuk mund të ndalin ndjenjat e njerëzve. Këtë nuk e kuptojnë ata”, ka shtuar aktorja.
“Kur jetojmë në luftë, edhe pse jemi pothuajse të vdekur, askush nuk mund të na ndal që të ndjejmë dëshirën për bashkim, paqe dhe dashuri. Kjo gjë [ndalimi i Trumpit] po ndjell më shumë dashuri dhe unitet, jo vetëm në Amerikë, por nëpër gjithë botën. Njerëzit kanë ndjenja për njëri-tjetrin”.
Aktorja Dobroshi ka një mesazh për refugjatët dhe njerëzit që jetojnë në zona lufte. “Ne lindim të vlefshëm dhe të barabartë. Këtë nuk duhet ta harrojnë njerëzit. Kur ju jeni refugjat ose jetoni në zonë lufte, ju bëheni edhe më të fortë”, ka thënë Dobroshi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...