8 Shkurt 2017 - 10:50
Këtë procedurë do ta iniciojë për të parë nëse pajisja përkon me dokumentacionin e dorëzuar nga drejtori i “Kosovafilmit”, Gani Mehmetaj, në mënyrë që të mbyllet avanca, shkruan sot “Koha Ditore”. MKRS-ja ia kishte dhënë “Kosovafilmit” 8 mijë e 470 euro në vitin 2015 në emër të blerjes së pajisjes, për, siç ishte thënë, arkivimin e materialeve nga shiritat filmikë.
Mosarsyetimi i këtyre mjeteve vitin e kaluar ishte bërë shkas që institucioni më i lartë kulturor në vend të mos i alokojë 10 mijë euro të ndara në fillim të vitit 2016 për këtë institucion. Dy muaj më parë, kur gazeta raportoi për hesapet e pambyllura në mes të këtyre dy institucioneve, Mehmetaj kishte thënë se pajisja ishte porositur në Japoni përmes një kompanie maqedonase dhe se quhej LTO-ja (Linear Tape-Open).
Kjo është një pajisje e vogël e cila shërben për leximin dhe ruajtjen e materialeve nga shiriti filmik. Megjithatë, e tillë nuk duket pajisja e cila gjendet në arkivin e “Kosovafilmit”, bashkë me 35 pozitivat e filmave që ka. Edhe shpjegimi që Mehmetaj jep për të është tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...