Kosova ende s’e di nëse sivjet do të riaplikojë në UNESCO

8 Shkurt 2017 - 09:10      

Prishtinë, 8 shkurt - Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse sivjet do t’ia mësyjë sërish anëtarësimit në UNESCO.

Përderisa zyrtarët qeveritarë sa thonë se është ende herët për të vendosur për këtë çështje, herën tjetër këtë e lidhin me konfidencë shtetërore, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata që kanë qenë pjesë e proceseve midis UNESCO-s dhe Kosovës konsiderojnë se duhen përgatitje të mëdha.

Në vitin 2015, sherri i tri votave, Kosova nuk arriti të marrë besimin e Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë anëtarja e 196-të e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturës.

Në planin e punës së Qeverisë për këtë vit figuron edhe përgatitja për të aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian, por jo edhe ajo për UNESCO.

“Nuk ka një vendim për të aplikuar në asnjë organizatë dhe është herët”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Por, pasi Hoxhaj është pyetur nga gazeta, nëse kjo do të thotë se shteti nuk planifikon të aplikojë këtë vit pasi duhet kohë për përgatitje, ai ka ndërruar qëndrimin. “Kemi mjaft kohë. A aplikojmë, a jo, është çështje e konfidencës shtetërore”, ka shtuar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...