7 Shkurt 2017 - 10:25
Vepra ambicioze në një vend specifik, e quajtur “All of a Tremble” gërsheton altoparlantët e dekoruar me dizajne si tapiceri në objekt, ndërsa me video ka shpalosur pamje të “sgkahachi” (flautit japonez), shkruan sot “Koha Ditore”.
Sala mori përsipër që të punojë në Teshima, pasi fitoi çmimin “Benesse Prize” gjatë edicionit të 55-të të Bienales së Venecias, në vitin 2013, kur përfaqësoi Francën.
Teshima është ishull që gjendet në mes të detit të Japonisë, ishujve Naoshima dhe Shodoshima, po ashtu është pjesë e prefekturës Kagawa. Është një hapësirë me 14.5 kilometra katrorë dhe e banuar me rreth 1 mijë njerëz.
Akiko Miki, kuratori i “Tremble”, në një deklaratë, ka thënë: “Shtëpisë, dikur të braktisur, i është kthyer jeta, duke i ftuar vizitorët që të reflektojnë mbi zhvendosjen dhe jetët e qenieve njerëzore, si dhe eksperiencat fizike e takimet midis dy botëve: të jashtmes dhe të brendshmes, lindjes dhe perëndimit, oqeanit me qiellin, sociales me privaten”. Këtë qëllim ka vepra e artistit bashkëkohor shqiptar, mediumi primar i të cilit është videoja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...