7 Shkurt 2017 - 09:33
Ministria e Arsimit e ka bërë kërkesën, Komuna e Prishtinës e ka dhënë pëlqimin,e Ministria e Kulturës do të bëjë financimin e shtatores, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk është konsultuar fare.
Drejtuesit e këtij institucioni kanë thënë se nuk kanë pranuar kurrfarë kërkese për këtë çështje, dhe vendimin për ta vendosur shtatoren në oborrin e IAP-së e kanë marrë vesh përmes mediave, pavarësisht se janë bërë gati një vit qysh kur kanë nisur procedurat.
Shtatorja duhet të vendoset në anën e djathtë të shtegut hyrës për në Institutin Albanologjik, përkatësisht në një kënd të hapësirës gjelbëruese. Sipas pëlqimit, Instituti Albanologjik duhet të njoftohet tetë ditë para se të nisin punimet.
Pëlqimi vlen një vit nga dita e lëshimit. Kësisoj, i bie që kanë mbetur më pak se dy muaj për shfrytëzimin e këtij pëlqimi. Sipas këtij dokumenti, mbi bazamentin që mund të ngrihet mbi tokë deri në 1.2 metra, shtatorja mund të ketë lartësi prej 1.7 deri në 2 metra.
Por, sipas drejtuesve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ky institucion nuk është i njoftuar për procedurat, derisa të premten e kaluar Ministria e Kulturës, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se “shtatorja e Anton Çettës do të vendoset para Institutit Albanologjik” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...