7 Shkurt 2017 - 08:42
Në Kuvend morën pjesë 35 anëtarët aktivë të sektorit të valleve, orkestrës dhe korit të ShKA “Agimi”, transmeton Koha.net.
Para anëtarëve të Kuvendit u raportua për zhvillimet e fundit në SHKA “Agimi”, duke kërkuar nga anëtarët aktiv të ShKA “Agimi” të deklarohen për hapat që duhet të merren me qëllim të vazhdimit normal të aktivitetit.
Me insistimin e anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin e punës të ShKA “Agimi”, për t’i mënjanuar të gjitha dilemat e mundshme u votua unanimisht që salla e SHKA “Agimit” të mos jepet me qira.
Në Kuvendin e punës anëtarët dolën edhe me këto propozime:
1. Që Kuvendi i punës të kthehet në Kuvend zgjedhor.
2. Që të mbahet edhe një mbledhje përgatitore përpara thirrjes së Kuvendit zgjedhor.
3. Që kryesia e ardhshme e zgjedhur në Kuvendin zgjedhor të ketë nga dy anëtarë të seksioneve të ShKA “Agimi”
Pas debatit konstruktiv, me vota unanime u vendos që të mërkurën, në orën 19 në lokalet e ShKA “Agimi” të mbahet edhe një takim i punës në të cilin do të do të ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë aktuale të ShKA “Agimi” e zgjedhur nga Kuvendi i fundit zgjedhor dhe anëtarët aktivë të Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”, në të cilën do të vendoset për datën e mbajtjes dhe përgatitjen sa më të mirë të Kuvendit zgjedhor.
Në Kuvendin e punës me vota unanime gjithashtu u votua rekomandimi për Kuvendin zgjedhor që në kryesinë e re të ShKA “Agimi” të gjitha seksionet të përfaqësohen me nga dy anëtarë, ndërsa pjesa tjetër e kryesisë (varësisht nga numrit që do ta ketë kryesia e ardhshme) të plotësohet nga anëtarët e Kuvendit zgjedhor.
Në këtë Kuvend të punës, edhe njëherë u konfirmua se ShKA “Agimi” është i hapur për të gjithë ata që kanë vullnetin që të angazhohen në aktivitetet e “Agimit”, por gjithashtu u konstatua se nuk do të lejohet që të përbaltet punë e anëtarëve aktiv të Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”.
Gjithashtu Kuvendi i punës konstaton se përgjegjëse për të gjitha vendimet që merren për ShKA “Agimi” është Kuvendi i anëtarëve si organi më i lartë ekzekutiv dhe statuti. Prandaj çdo tentim për devijim nga statuti dhe është jo legjitim dhe i papranueshëm, përfundon komunikata e kësaj shoqate, e nënshkruar nga Xhemal Kabashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...