Çmimi “DGA Awards” regjisorit të filmit “La La Land”

6 Shkurt 2017 - 09:11      

32 vjeçari Chazelle, i nominuar për herë të parë, bëhet kështu fituesi më i ri i një çmimi “DGA”, që më shumë se gjithçka të garanton një triumf eventual në ceremoninë e “Oscar”-it më 26 shkurt.

Regjisori i “La La Land”, Damien Chazelle arriti të rrëmbente çmimin më të madh të “Directors Guid of America Awards”, ditën e shtunë. Ky është trofeu i radhës në ndalesën e fundit përpara çmimeve “Oscar”, një udhëtim i papërmbajtshëm i muzikalit.

Megjithatë, jo gjithçka ishte muzikë e kërcim në ceremoninë e përvitshme të çmimeve në “Beverly Hills”. Mbrëmja e djeshme pati gjithashtu edhe nota të zymta, teksa shumë regjisorë dhe prezantues u kapën me vendimmarrjen më të fundit të presidentit Donald Trump, atë të ndalimit të refugjatëve dhe emigrantëve të hyjnë në SHBA.

“Doja të festoja për aktin e ëndërrimit dhe atë çfarë nënkupton arti. Arti ka për synim t’i lidhë njerëzit dhe të zhdukë kufijtë”, tha Chazelle. “Dua të bëhem pjesë e këtij dialogu ndërkombëtar filmash”.

32-vjeçari Chazelle, i nominuar për herë të parë, bëhet kështu fituesi më i ri i një çmimi “DGA”, që më shumë se gjithçka të garanton një triumf eventual në ceremoninë e “Oscar”-it më 26 shkurt. Kjo sepse, shumë rrallë ka ndodhur që një fitues i “DGA”-së të mos fitojë çmimin korrespondues në ceremoninë e

Akademisë së Arteve Pamore dhe Shkencës.

“La La Land” fitoi së fundi edhe çmimin e “Producers Guild Awards”, ndërsa rezulton i nominuar në 14 kategori për statuetat e arta “Oscar”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...