Ermonela Jaho vlerësohet për zërin e përkryer në operën e “Sydney Opera House”

6 Shkurt 2017 - 09:43      

Prishtinë, 6` shkurt - U dashurua, iu thye zemra dhe vdiq brenda një nate. Ani pse ishte hera e 240-të që u ngjit në skenë për të interpretuar rolin e Violettas, me këtë rol sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, edhe një herë e përvetësoi publikun.

Kësaj radhe në Australi. Ajo u ngjit në skenën prestigjioze të “Sydney Opera House” për të sjellë rolin kryesor të operës “La traviata” të Giuseppe Verdit, shkruan sot “Koha Ditore”. Me interpretimin e saj ngriti në këmbë publikun që e duartrokiti fort, ndërsa mediat australiane e vlerësuan lart paraqitjen e saj në operën e njohur.

Roli i Violettas konsiderohet si shumë kërkues dhe i vështirë për interpretim, megjithëse për Jahon sjella në skenë e tragjedisë së kurtizanes në tri aktet e operës duket e lehtë. Siç ka vlerësuar kritika, ajo futet thellë në rol dhe vokalit të mrekullueshëm ia shton hijeshinë me performancën në skenë.

Jaho e cila nga “The Economist” ishte vlerësuar si një nga “sopranot më të vlerësuara”, që është rritur nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, të premten mbrëma ka mahnitur publikun australian.

“Duket e çuditshme të kërcesh dhe të brohorasësh pas tri orësh që ke parë një grua të përjetojë vdekje pikëlluese, por ky dyzim vjen në mënyrë të përkryer, intensive dhe pasionante falë portretizimit që i bën Ermonela Jaho Violettas, rolit kompleks të Verdit në “La traviata”. Sopranoja shqiptare ka marrë vlerësime për paraqitjet e saj në role të shumta në mbarë botën, por tani australianët mund të shohin vetë se çka saktësisht ajo sjell në skenë. Sigurisht se produksioni i detajuar në mënyrë të shkëlqyer nga Elijah Moshinsky ndihmon”, ka shkruar revista australiane e muzikës klasike, “Limelight”.

Jaho në skenë u ngjit përkrah baritonit australian Jose Carbo, i cili u paraqit në rolin e Giorgios. Ho-Yoon Chung ishte në rolin e Alfredos, ndërsa opera u dirigjua nga Renato Palumbo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...