6 Shkurt 2017 - 08:41
“Catch me” si performancë që kishte për qëllim të shprehte mungesën e lëvizjes së kosovarëve, sot përkon edhe me situatën që po mbretëron jo vetëm në vend, por edhe në botë.
Veçanërisht me gjendjen politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas zgjedhjes së Donald Trumpit president, shkruan sot “Koha Ditore”. Problemet me Meksikën, ndalimi i refugjatëve dhe i myslimanëve, sot janë çështje me të cilat përballet Amerika.
Si e tillë kjo vepër që paraqet kërcimin prej Amerikës në Meksikë, por jo edhe anasjelltas, do të prezantohet në “James Gallery” në New York, në kuadër të ekspozitës “NSK State Art: New York, The Impossible Return”, me datën 8 të këtij muaji. Kësaj performance Muja ia ka shtuar edhe filmin e shkurtër dokumentar “Blue wall red door”, i cili mëton të analizojë mënyrën se si orientohen njerëzit në Prishtinë. Aty tregohet se si emrat e rrugëve nuk janë mënyrë për orientim. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të asaj që quhet “State in Time” (Shteti në kohë).
Në vitin 1992 nën rrethana të ndryshme historike, por me rezonim politik në kohën bashkëkohore, kolektivi artistik slloven “NSK” u transformua në aparat nacional që mori emrin “State in Time”. Megjithëse nuk ka një territor permanent, “State in Time” është shtëpia virtuale e më shumë se 15 mijë qytetarëve në mbarë botën, shumica e të cilëve janë artistë.
Ky “shtet” jep pasaporta dhe u ofron qytetarëve të saj të drejtë pjesëmarrjeje, duke provokuar aksione të hapura për qytetarët të cilët punojnë në sistemin edukativ, gjetjen e miteve, ushtri, prodhimin e kulturës folk dhe funksione të tjera shtetërore. “State in Time” çdo vit organizon më shumë se 100 aktivitete, prej bisedave publike dhe konferencave e seminareve akademike, leximit të poezive, panaireve të librave dhe ekspozitave të artit.
Muja do të jetë pjesë e ekspozitës, por edhe e simpoziumit. Por në këtë ekspozitë nuk do të jetë i vetëm. Ai do të jetë në mesin e disa artistëve me famë botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...