Sot i jepet lamtumira e fundit Dritëro Agollit

5 Shkurt 2017 - 08:21      

Sot do i jepet lamtumira mjeshtrit të letrave shqipe Dritëro Agolli. Ai do të përcillet me nderimet më të larta.

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e Dritëro Agollit, të cilat do të mbahen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:30-13.00.

Akademiku dhe shkrimtari i i njohur u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare.

Jeta dhe vepra e tij i kanë dhënë botës shqiptare aq shumë dashuri dhe virtyt sa emri dhe nderimi ndaj tij do të mbijetojë nëpër kohëra, transmeton KP.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sistemeve politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...