Kompozitori i ëndrrave

5 Shkurt 2017 - 21:14      

E ëma e tij ishte librare. I ati ishte pronar i një dyqani muzikor dhe kalonte mbrëmjet duke dëgjuar incizimet e pashitura.

Djali bashkë me të i dëgjonte Mozartin, Schoenbergun, Schubertin dhe Charles Ives. Philip Morris Glass ishte lindur më 31 janar të vitit 1937 në Baltimorem, në një familje të imigrantëve hebrenj lituanë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Ai luante në violinë qysh në moshë të re, e më vonë edhe në flaut dhe në piano.

Si tetëvjeçar ai u bë student në konservatorizmin “Peabody Conservatory” në Baltimore. Nga mosha 10-vjeçare luante në orkestra lokale. Pasi mori diplomën e nivelit bachelor në Universitetin e Çikagos, ai u shpërngul në New York për të studiuar pianon në “Julliard School”.

Nga viti 1964, shkoi në Paris, ku studio nën mbikëqyrjen e Nadia Boulanger - e cila, siç kishte thënë më vonë Glass, ligjëronte për Mozartin dhe Bachun “me një shufër hekuri”. Vitin tjetër ai do të takohej me një prej njerëzve që patën më së shumti ndikim në të, interpretuesin dhe kompozitorin Ravi Shankar, i cili e kishte njoftuar me karakteristikat e ritmeve të muzikës aziatike.

Kishte udhëtuar në Indi, kishte marrë mësime për “table”, ishte bërë budist, dhe më vonë avokat i Lëvizjes tibetiane për pavarësi. Pasi qe kthyer në ShBA më 1967, Glass kishte dëgjuar një performancë të “Piano Phase” – vepër e Steve Reich në muzikën minimaliste – dhe ishte impresionuar thellësisht.

Me Reich dhe të tjerë ish-studentë, Glass themeloi një ansambël që do të performonin muzikën e tyre në galeri arti në distriktin Soho në New York. Pas një mosmarrëveshjeje me Reichin, ai themeloi ansamblin “Philip Glass Ensemble” më 1970, me të cilin ende performon në tastierë sot. Për ta mbajtur veten të sigurt financiarisht, Glass po ashtu kishte themeluar një kompani dhe bënte punë si hidraulik dhe taksist.

Duke publikuar muzikën e vet dhe duke organizuar vetë koncertet e tija, ai më në fund mundi të siguronte jetesën nga muzika në moshën 42-vjeçare dhe e la lejen e tij prej taksisti të skadonte. Fama e tij më e madhe ndërkombëtare erdhi në vitin 1976 me “Einstein on the Beach” në bashkëpunim me dramaturgun Robert Wilson dhe koreografen Lucinda Childs... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...