“Lion” për humbjen dhe shpresën

5 Shkurt 2017 - 19:12      

Të gjithë thonë se GPS-ja moderne dhe teknologjia digjitale janë të rrezikshme dhe po e bëjnë rrëfimin e storieve të pamundur. Megjithatë, nuk ndodh kështu me filmin “Lion”, që sjell ngjarjen e vërtetë e të jashtëzakonshme të një djaloshi indian, i cili largohet nga shtëpia e vet dhe rritet në një vend larg vendlindjes.

Ai shfrytëzon “Google Maps” që ta gjejë nënën e tij. Skenaristi Luke Davies dhe regjisori i cili debutoi me film të metrazhit të gjatë, Garth Davis (i njohur më parë për dramën televizive “Top of the Lake”), i është përgjigjur kësaj situate të jashtëzakonshme me një film të ndjeshëm duke kombinuar inteligjencën, vëmendjen në detaje me ndenja të nevojshme për ta kompletuar thjeshtësinë dhe fuqinë e stories.

Ngjarjet e vërteta për ndonjë fëmijë që është i famshëm, janë të shumta në kinema, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por ajo në “Lion” përfshin dikë për të cilin askush nuk ka dëgjuar më parë, nuk e sjell një yll që do ta njohë publiku dhe është e qartë se do ta ndajë zemrën në copë.

Është historia e një djali të humbur. Dev Patel është i jashtëzakonshëm në rolin kryesor, aktori i ri Sunny Pawar po ashtu i mrekullueshëm në personazhin e njëjtë kur ka qenë i ri dhe Nickole Kidman sjell performancë të hijshme si nëna adoptuese e djalit.

Pawar portretizon Saroonin, djalin e vogël indian, i cili bredh rrugëve me vëllanë e tij; ata ndahen në stacionin hekurudhor posa të bjerë nata; pa ditur si të kthehet, Saroo vendos që të flejë në stacionin e trenit. Kur zgjohet nga gjumi e kupton se treni kishte lëvizur me kilometra larg Kalkutës, u ai nuk di të flasë gjuhën dhe nuk i kujtohet emri i fshatit të tij.

Duke folur hindi e asnjë gjuhë tjetër, ai shumë shpejt mëson rregullat e mbijetesës duke i parë fëmijët e tjerë në rrugë. Një prej tyre, pa bërë zë, i ofron një pjesë të vogël kartonit për të fjetur në të... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...