Fuqia politike e kinemasë

5 Shkurt 2017 - 17:09      

Nëse lexoni kritikë filmi, me siguri se keni parë frazat që përshkruajnë filmat e fundit si: “Ky është filmi për të cilin kemi nevojë”.

“Teen Vogue” dhe “Collider” kanë shkruar se i tillë është “Hidden Figures”. “Yahoo News” ka thënë për “Moanan”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Një shkrimtar në “The Hill”, shkroi: “’Loving’ është filmi për të cilin kemi nevojë tani”. “The Washington Post” ka shkruar për “Jackie”.

Me sa duket, të gjithë kemi nevojë për filma, që është e kuptueshme. Si grup, kritikët e filmit dhe lexuesit e tyre besnikë janë shumë progresivë dhe në ankth pas zgjedhjes së Donald Trumpit si president.

Zgjedhjen e tij shumë e kanë përshkruar si vdekje ose e kanë krahasuar me njëmbëdhjetë shtatorin, gjë që mund të sqarojë përse filmat për vuajtjen – siç janë “Jackie”, “Arrival”, dhe “Manchester bu the Sea” – po rezonojnë aq thellë tek kritikët, fansat dhe organizatat e dhënies së çmimeve. Kur goditen nga ngjarje emocionale, kineasët kthejnë sytë kah filmi – prizëm përmes së cilës e kuptojnë botën – për përgjigje.

Kohëve të fundit, filmat ose duket se janë për Trumpin ose kundërhelm për mizërinë të cilën ai tashmë e ka shpërndarë. Nuk ka asgjë të keqe të shohësh Trumpin në secilën copë arti, dhe është e kuptueshme se duket budallallëk të thuash se kritikët nuk duhet t’u thonë njerëzve se çfarë filmi të shohin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...