“The True Flag…” për luftën kundër imperializmit amerikan

5 Shkurt 2017 - 15:06      

Kthesa amerikane prej izolacionizmit te intervencionizmi i jashtëm, që shpesh konsiderohet se kishte ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, ishte rezultat i Luftës spanjolle-amerikane dhe pushtimit të pastajmë amerikan të Filipineve.

Kjo është teza e gazetarit dhe historianit Stephen Kinzer në “The True Flag: Theodore Roosevelt, Mark Twain and the Birth of American Empire” (Flamuri i vërtetë: Theodore Roosevelt, Mark Twain dhe lindja e Perandorisë Amerikane).

Të gjitha debatet e politikës së jashtme qysh prej vitit 1898 kanë bërë jehonë në temat e asaj kohe, pohon Kinzer në libër, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. “Vetëm një herë para kësaj – në periudhën kur u themeluan Shtetet e Bashkuara – ka pasur kaq shumë amerikanë brilantë aq elokuentë për të debatuar lidhur me pyetje kaq të rëndësishme për gjithë njerëzimin”.

Më 1 maj të vitit 1898, gjatë Luftës spanjolle-amerikane, anijet luftarake të admiralit George Dewey, e shkatërruan flotën spanjolle në Manila Bay në Filipine, një koloni spanjolle kjo që shpejt do të bëhej protektorat amerikan deri pas Luftës së Dytë Botërore. Më 30 shtator të vitit 1899, në një paradë triumfale në New York, admirali kaloi nën Harkun e Deweyt që shtrihej përgjatë “Fifth Avenue” në rrugën “24”.

Sipas Kiznerit, “ishte modeluar sipas monumentit të Titusit në Romë, por ishte me më shumë ornamente”. Por kur forcat amerikane në Filipine u kthyen nga çlirimtarë në pushtues, duke përdorur teknikat e torturës si “pikat e ujit” dhe duke kryer masakra të kryengritësve që luftonin për liri, edhe disa nga arkitektët që e kishin bërë atë intervenim kishin nisur të kenë dyshime. Presidenti McKinley, që kishte urdhëruar pushtimin e Filipineve, kishte spekuluar: “Nëse monumenti ‘Dewey’ i vjetër do të ishte shkatërruar kur u thye flota spanjolle, do të na shpëtonte nga shumë telashe” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...