5 Shkurt 2017 - 13:04
Në inaugurim kishte thënë diçka kësisoj: “Shumë mirë qenka ndërtu Biblioteka, po kur t’i hiqen skelet ka me u dukë edhe ma bukur”, shkruan sot “Koha Ditore”. U ishte referuar rrjetave të çelikta në fasadën e objektit. Dikush qe kujdesur për t’i treguar me zë të vogël se objekti ashtu do të mbetet.
Qëkur u ndërtua në vitin 1982, sipas projektit të arkitektit kroat, Andrija Mutnjakoviq, objekti i Bibliotekës ruan namin. Është pa diskutim njëri prej objekteve emblematike të kryeqytetit. Ka ditur të prekë ekstremet në shije. Për dikë është objekt i shëmtuar e për shumë të tjerë ai është objekti madhështor i Kosovës.
Midis shëmtisë e kryeveprës
Për së paku tri herë në fillim të këtij shekulli, objekti i Bibliotekës Kombëtare qe futur në mesin e objekteve më të shëmtuara në botë. E kishte nisur më 2009 faqja e internetit “Virtualtourist.com”, që e kishte votuar si të nëntën në mesin e të shëmtuarave.
Më vonë, kishin qenë hiç më pak se britaniket “The Telegraph” e “The Independent” që kishin përfshirë objektin e tempullit të dijes në listën e top-dhjetëshes së ndërtesave më të shëmtuara në botë. Ishte marrë me shqetësim nga vendorët, pa provuar që të shihet si marketing një gjë e tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...