5 Shkurt 2017 - 11:22
Teomani – i biri i Ramadanit tashmë i ndjerë, dikur anëtar i rock-grupit të njohur “Fan” – nisi të luante në bateri krejt rastësisht. Ishte autodidakt, shkruan sot “Koha Ditore”. Gati e njëjta histori u përsërit edhe me pasardhësin e tij, Artin. Vetëm se ai për dallim nga gjyshi dhe babai i tij bën muzikë krejt tjetër.
Ky i fundit është vetëm 14-vjeçar dhe tashmë ka krijuar shtatë këngë. Derisa Teomani njihet si baterist i bendit “Marigona” dhe gati tërë jetën ka bërë muzikë rock, jazz e blues, Arti ka bërë një hap para në atë që po quhet “new age” i muzikës elektronike. Në këtë rrugëtim e ka marrë edhe babanë e tij.
Së bashku tashmë kanë realizuar albumin e parë në Kosovë të muzikës elektronike, i cili në vete ngërthen edhe dubstep, drum&bass, house e chill house. I titulluar “Father & Son”, albumi është një lloj eksperimenti më vete: për Teomanin si zbulim i një zhanri të cilin nuk e ka luajtur më parë, ndërsa për Artin si mundësi për të gjetur veten në një treg muzikor, i cili ka aspak, ose pak muzikë të tillë. E rezultati final është mahnitës.
Në mënyrë që albumi të jetë më i kompletuar dhe të mos jetë vetëm elektronikë, ata kanë bashkëpunuar edhe me kitaristët e njohur Leonard Canhasi e Ardit Stafai, e po ashtu edhe me këngëtaren Albulena Jashari e Jeton Dolakun në sint... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...