Agolli, krijuesi i madh i letërsisë shqipe

4 Shkurt 2017 - 14:24      

Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të krijuesit të madh të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli. U nda nga jeta për të mbetur përgjithmonë krijues i madh në jetën shpirtërore historike të kombit të vet, shkruan Rexhep Qosja në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Dritëro Agolli tashmë është klasik i letërsisë shqipe. Vendi i tij në këtë letërsi është i përcaktuar dhe i qëndruar përgjithmonë.

Dritëro Agolli është shumë i çmuar prej historianëve të letërsisë dhe, njëkohësisht, shumë i lexuar dhe shumë i dashur prej lexuesve.

Fat të këtillë nuk kanë shumë shkrimtarë. Një numër i shkrimtarëve janë shumë të çmuar prej studiuesve të letërsisë, por nuk janë shumë të lexuar e të dashur prej lexuesve. Të këtillë janë shkrimtarët e mëdhenj botërorë Marsel Prusti, Xhems Xhojsi, Virxhinia Ulfi, Uiliem Fokneri e të tjerë. Një numër i shkrimtarëve janë shumë të lexuar e të dashur prej lexuesve, por nuk janë aq të çmuar prej studiuesve të letërsisë. Të këtillë janë shkrimtarët e letërsisë zbavitëse, të letërsisë kriminalistike, të letërsisë politike, të bestselerëve të ndryshëm, ndër të cilët hyjnë Agata Kristi, Zhorxh Simenoni, Den Brauni i famshëm. E të tjerë.

Pse është Dritëro Agolli kështu i çmuar prej studiuesve të letërsisë shqipe dhe kështu i lexuar e i dashur prej lexuesve shqiptarë?

Janë më shumë arsye për këtë.

E para, Dritëro Agolli është shkrimtar aq i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe aq shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve sepse është shkrimtar me dhunti të gjithanshme. Ai është poet, tregimtar, romancier, dramaturg, skenarist, publicist, eseist dhe gojëtar i dalluar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...