Ikja e poetit të çuditshëm

4 Shkurt 2017 - 13:18      

Vdekja e Dritëro Agollit, poetit, prozatorit, dramaturgut, përkthyesit, publicistit, por edhe njeriut aktiv në jetën shoqërore, politike e kulturore të vendit të vet dhe të mbarë kombit shqiptar, është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare, shkruan Agim Vinca në Shtojcën për Kulturë në Kohën Ditore.

Dritëro Agolli u shfaq në poezinë shqipe në gjysmën e dytë të viteve '50, në kohën kur ajo vuante ende nga trajtimi bardhë e zi i jetës dhe nga shprehja e varfër e uniforme. Bashkë me Ismail Kadarenë, Fatos Arapin e të tjerë, Agolli do të ndihmojë që poezia shqipe të dalë nga kllapia e rutinës dhe e skematizmit dhe të çelë shtigje të reja poetike.

Në debatin e zhvilluar për problemet aktuale të poezisë në vitin 1961, që shënon fillimin e një etape të re në poezinë shqipe të pasluftës, Dritëro Agolli, atëherë ende poet i ri, pati shqiptuar një kërkesë shumë të qartë e konkrete: kërkesën për një poezi "më konkrete, më tokësore, më realiste".

Gjatë gjithë jetës së tij krijuese Agolli është përpjekur të shkruajë një poezi të lidhur ngushtë me jetën, një poezi përplot njomështi e lirizëm, me një fjalë një poezi "konkrete, tokësore e realiste" në kuptimin e një realizmi lirik, që është specifik për poezinë e jo për prozën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...