Foto ilustrim

Shqiptarët në Jugosllavi le t'i grahin me gegënishten e tyne të pastër

4 Shkurt 2017 - 10:10      

Në përpjestim me ndiesinat e tyne trimnore e dashunore, vijnë vallet mahnitëse të burrave e të grave, kângët darsmore, vajtimet e përmortëshëme dhe zotsíja e ligjërimit në kuvend.

Na duhet me e pohue se, kjo pjesë e shqiptarëve, âsht mâ e pasuna në zakone, në tradita, në folkloristikë dhe në çdo lâmë të vlerave kombtare, shkruan sot Koha Ditore, në pjesën e tretë dhe të fundit të dosjes “Dy dialektet kryesore dhe pikëpamja jonë” e autorit Tahir Kolgjini.

Kosova, lodron në kalë të shalës mâ tepër se çdo vend tjeter në Shqipní. Kosovari, zê vendin mâ të dalluem për bujarí, si bukëdhâne e mikpritës. Âsht mâ sedrari në veshje, në mbathje e në mbajtjen e armës. Përmbi pushkën e tij, nuk âsht kollaj qi të vehet ndonji pushkë tjetër. Aj, din me përgëdhelun e din edhe me u acarue. Gjithashtu, simbas nevojës, din edhe me lavdue e me çupue.

Në se Kosova - kur thom Kosova, kam për qellim të gjitha vendet e banueme prej shqiptarësh - ka mbetun jashta kufijve të Shqipníse, kjo, nuk ka rrjedhun për fajin, ose për të mêtën e Kosovarëve. Kjo, ka ndodhun nga padrejtësíja e shteteve të mëdhaja imperialiste, qi, n'ate kohë, tue mos zbatue parimet e vetvendosjes, i krijuen botës nji flakada, ku mâ vonë edhe vetë, u zharritën në 'tê mbrenda. (Gjerësisht, sot në Koha Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...