3 Shkurt 2017 - 22:49
Gërmimet arkeologjike këtu nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku narteksi dhe naosi kanë dysheme të shtruar me mozaikë. Kisha e Tiranës paraqet një ndërtesë me aks gjatësor të orientuar nga veri-lindja që përbëhet nga një sallë qendrore dhe parasallë.
Salla qendrore është e shtruar me mozaikë përfundon me absiden gjysmërrethore në një nivel më të lartë se parasalla.
Ambiente të tjera u gjetën në anën veriore dhe anët e tjera të ndërtesës. Kemi të bëjmë me një ndërtesë të kthyer në një kohë të dytë në kishë, që kuptohet nga krijimi i parasallës, në mozaikun e të cilës ka simbole të kultit si kryqe, peshq e shpendë, ndërsa mozaiku i sallës ka më tepër dekor gjeometrik. Kështu që kisha mund të datohet si e gjysmës së I të shekullit te IV, kur akoma nuk ishte formuar qartë tipologjia arkitekturale.
Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur, i përket artit paleokristian. Mozaiku shtrohej mbi një shtresë që nivelonte kalldrëmin prej zajesh lumi duke përdorur llaç gëlqere dhe pluhur tjegullash.
Mozaiku i Tiranës është restauruar në vitin 1976 dhe sot është kthyer në një destinacion për turizmin kulturor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...