3 Shkurt 2017 - 19:08
Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj për familjen Agolli.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuara familje Agolli,
Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së letërsisë shqipe, Dritëro Agolli.
Me krijimtarinë e tij letrare dhe poezitë e mrekullueshme, Dritëro Agolli, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.
Ngushëllime!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...