Suksesi i radhës i Ermonela Jahos në Sydney Opera House

3 Shkurt 2017 - 09:24      

Tiranë, 3 shkurt - Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, ka kaluar me sukses provën gjenerale në Traviatën që pritet të jetë suksesi i radhës në Operan e Sydneyt.

Televizioni australian “7 news” , në një lajm dedikuar sopranes shqiptare raporton se Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutin e saj në Australi me operan Traviata me Sidney Opera House.

Premiera e kësaj opera në Australi do të jetë të premten në mbrëmje me orën lokale.

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nisë me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.

Shtëpia operistike në Sydeny të Australisë, në faqen zyrtare ka shkruar se edhe prestigjiozja “The Economist”, e ka cilësuar sopranon shqiptare si më të vlerësuarën.

Ky është debutimi i parë i sopranos Ermonela Jaho në kontinentin australian dhe përgjatë gjithë muajit Shkurt do të ketë disa data të shfaqjes së Traviatës.

Ndërkohë që viti 2017 ka startuar me shkëlqimin e duhur për sopranon shqiptare e cila e nisi vitin me interpretimin me Orkestrën shtetërore franceze në Francë 3 dhe vijoi në Royal Opera House Muscat në Oman ku ishte e ftuara e tenorit me famë botërore Placido Domingo.

Ndërkaq, një tjetër shqiptar po shkëlqen në Operan e Sydneyt, tenori Saimir Pirgu i cili debutoi me sukses me operan King Roger në rolin e bariut. Një produksion që e rendit atë në listën e të nominuarve për çmimin Grammy të këtij viti.

Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...