3 Shkurt 2017 - 10:00
Muret e objektit dykatësh i ndërtuar me tulla të kuqe janë çarë. Vërehet se s’është stabil, pasi është bartur përpara nga ana e rrugës “Luan Haradinaj”. Është njëri prej objekteve që Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë bashkë me 12 të tjerë, shtatë muaj më parë i kishte listuar si objekte me rrezikshmëri të lartë. Rrethimi i hapësirës është bërë me shiritat që paralajmërojnë rrezikun, përderisa qytetarët detyrohen që të kalojnë nëpër rrugë për t’iu shmangur trotuarit. Por edhe ecja në rrugë nuk paraqet ndonjë evitim të madh prej rrezikshmërisë, pasi autoudhën nuk e ndan një largësi e madhe me shtëpinë e ndërtuar në vitin 1927.
I përfshirë edhe në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme edhe vitin e kaluar, objekti nuk i është nënshtruar asnjëherë kujdesit institucional e as atij privat. Shteti - as Komuna e Prishtinës e as Ministria e Kulturës - të enjten, një ditë pasi është rrethuar, nuk ka dhënë ndonjë afat se kur planifikojnë të ndërhyjnë në këtë objekt. E anëtarë të organizatave që merren me trashëgiminë kulturore konsiderojnë se bëhet fjalë për një paaftësi të institucioneve për të menaxhuar me monumentet.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk është i njoftuar për rastin, pasi vartësit e tij nëpërmjet një komunikate për media kanë bërë të ditur se shtëpia është rrethuar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...