Komuna e Prishtinës ashpërson kriteret për përkrahjen e kulturës

3 Shkurt 2017 - 09:00      

Prishtinë, 3 shkurt - Me kusht që të prezantojnë dëshmi për sigurimin e një pjese të buxhetit të planifikuar - e që në disa fusha arrin deri në 50 për qind - Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për subvencionim në fushën e kulturës, shkruan sot Koha Ditore.

Të shpërndara në shtatë kategori, thirrjet për përkrahje të kulturës përfshijnë ato për arte vizuale, për botim, për festivale, për film, për manifestime dhe organizime, për mbështetje vjetore, për muzikë dhe për teatër. Por për të përfituar nga buxheti që Komuna e Prishtinës e ka vënë në dispozicion të artistëve e organizatave kulturore, aplikuesit përveç tjerash duhet të prezantojnë edhe dëshmi që do ta sigurojnë pjesën tjetër të fondeve për realizimin e aktivitetit për të cilin kërkojnë mbështetje. Një kriter i tillë nuk ka qenë viteve të kaluara.

Atyre që konkurrojnë për arte vizuale u kërkohet të sigurojnë 20 për qind të mjeteve, për festivale 40 për qind, për muzikë 30 për qind. Ndërsa tek thirrja për botim dhe ajo për teatër një kriter i tillë nuk është specifikuar me konkurs. Përderisa për vitin 2016 për investime e subvencionim në kulturë ishin planifikuar 670 mijë euro, për vitin 2017 janë paraparë 550 mijë euro. Për subvencione dhe transfere për kulturë janë paraparë 260 mijë euro.

Artistët kanë kohë deri më 20 shkurt të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre në adresë të Komunës së Prishtinës (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...