Rrahman Paçarizi rizgjidhet drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

2 Shkurt 2017 - 12:12      

Këshilli i Fakultetit të Filologjisë sot ka zgjedhur drejtorin e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duke ia besuar edhe një mandat dyvjeçar drejtorit aktual, Rrahman Paçarizit, përcjell KultPlus. Këshilli, gjithashtu, ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të Seminarit, njofton Drejtoria e seminarit.

Anëtarë të Këshillit janë: Rrahman Paçarizi, Bardh Rugova, Nysret Krasniqi, Qibrije Demiri-Frangu, Lindita Tahiri, Albulena Blakaj dhe Abdullah Rexhepi.

Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli do të zgjedhë sekretarin shkencor dhe dy sekretarë profesionalë.

SNGJLKSH është themeluar në vitin 1974 dhe deri tash ka mbajtur 35 edicione. Në kuadër të Seminarit mbahen sesione shkencore nga fusha e gjuhësisë, e letërsisë dhe e kulturës. Gjithashtu, mbahen kurse te gjuhës shqipe për të huajt, ligjërata, referime shkencore, promovime dhe aktivitete të tjera.

Nga vitet '90 Seminari bashkorganizohet nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Histori-Filologjisë i Universitetit të Tiranës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...