“Guernica” e Picassos bëhet 80 vjeçe

1 Shkurt 2017 - 15:38      

Madrid, 1 shkurt – Nëpërmjet “Guernica”, të pikturuar 80 vite më parë për pavijonin spanjoll në Ekspozitën Universale të Parisit në vitin 1937, piktori nga Andaluzia, Pablo Picasso kërkonte të shprehte me forcë ndjenjën kundër luftës të një gjenerate të tërë në Spanjë dhe të dënonte tragjedinë e luftës civile.

Vepra shumë shpejtë u shndërrua në emblemën e horrorit të çdo dhune dhe të çdo konflikti, duke u bërë një simbol botëror i artit bashkëkohor.

Më 26 prill 1937 fshati Guernica, në veri të Spanjës, pësoi një bombardim ajror që e shkatërroi krejtësisht.

Picasso me talentin e tij e paraqiti këtë tragjedi në një pikturë të madhe që tronditi spektatorët e Ekspozitës së atij viti në Paris.

Vepra gjeti vendin e saj ideal 55 vite më pas në “Centro de Arte Reina Sofía” në Madrid, duke hyrë me të drejtë në koleksionin e përhershëm të muzeut të artit bashkëkohor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...