1 Shkurt 2017 - 10:18
Synohet që të shpërblehen personalitetet që kanë dhënë kontribut në këtë fushë, shkruan sot “Koha Ditore”. Bazuar në një rregullore që MKRS-ja e ka nxjerrë në shtator të vitit që shkoi, ky institucion të martën ka hapur konkursin për çmimin për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, për çmimin vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, atë për vepër shkencore “Zef Mirdita” dhe çmimin vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”.
Prej 2 mijë deri në 5 mijë euro do të shpërblehen katër individë. Ky veprim është ndërmarrë pavarësisht gjendjes së trashëgimisë kulturore në vend, ku secili segment i saj ka nevojë për përmirësime. Investimet në mirëmbajte, konservim e restaurim e në kuadro profesionale vazhdojnë të jenë ndër problemet kryesore.
Kandidatët që mund të jenë në garë për këto çmime mund të propozohen nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, nga institucionet e trashëgimisë kulturore, institutet shkencore, arkivat, universitetet, shoqatat që merren me trashëgimi e nga personat fizikë e juridikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...