Guroret rrezikojnë Shpellën e Trenit në Devoll

31 Janar 2017 - 11:27      

Ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël në zonën e Devollit dhe daton nga viti 6000 p.e.s.

Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore.

Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj.

Mendohet se kjo shpellë ka qenë banuar që në lashtësi,gjë që vërtetohet nga pikturat murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj.

Arkeologët shprehen se shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, shpella e trenit, duke zbuluar objekte me vlera në të.

Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj.

Aktualisht, mbi 80 % e zonës së mbrojtur arkeologjike dhe historike e shpellës së Trenit i është dhënë për shfrytëzim subjekteve private.

Një ndërhyrje e shpejtë në këtë zonë do të ndalonte dëmtimin e shpellës dhe vetë zonës arkeologjike.

Në sezonin veror kjo shpellë vizitohet nga mjaft kureshtarë dhe turistë të natyrës dhe historisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...