Pas filmit Matrix aktorët Reeves dhe Fishburne ribashkohen në “John Wick Chapter 2”

31 Janar 2017 - 10:30      

14 vjet nga paraqitja e tyre e fundit si mentori dhe Neo në trilogjinë Matrix, aktorët e famshëm Keanu Reeves dhe Laurence Fishburne janë ribashkuar në filmin e ri “John Wick Chapter 2” dhe kjo gjë më së shumti i ka pëlqyer Reevesit.

Vazhdimi i filmit të vitit 2014, “John Wick”, flet për vrasësin legjendar me pagesë, i cili përsëri është detyruar që të dalë nga pensioni pasi zbulon se është vendosur një çmim i madh për kokën e tij, shkruan Reuters.

“Cila është pjesa më e mirë? Mund të them se mund të ndodhë një mundësi që sërish të punoj me Laurence Fishburne në filmin ‘John Wick’”, ka thënë mbrëmë Reeves në premierën e filmit, transmeton Koha.net.

Aktori italian Riccardo Scamarcio, i cili ka rolin e të keqit në film, bëri shaka në lidhje me atë se ka kaluar një jetë të tërë në përgatitje.

“Si një aktor, jam duke e trajnuar veten për të vdekur që kur isha pesë vjeç”, tha ai. “Më në fund kam mundësinë për të bërë këtë në një film të madh amerikan, kështu që një synim shumë i rëndësishëm”.

Në premierë, regjisori Chad Stahelski foli në lidhje me idenë edhe për një film të tretë, duke thënë: “Ne kemi një fletore për një film të tretë dhe aktualisht jemi duke nxjerrë idetë më të mira dhe deri ku mund të shkojë kjo ngjarje”.

“John Wick Chapter 2” do të shfaqet në kinematë botërore më 10 shkurt.

KËTU mund të shikoni trailerin e këtij filmi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...