31 Janar 2017 - 10:40
Jo shumë ditë pas tensioneve që shkaktoi një tren me motive nacionaliste serbe – me mbishkrimin në disa gjuhë “Kosova është Serbi” – tre muzikantë të rinj kosovarë kanë udhëtuar drejt Beogradit për të dëshmuar që kultura kapërcen barrierat politike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dren Hima, Enida Kavaja e Bimi Milla përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare muzikore “Davorin Jenko” në Beograd. Hima dhe Kavaja - të dy nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, kanë interpretuar në kuadër të kategorisë “B” që përfshin moshat 13-14 vjeç nën udhëheqjen e mësimdhënëses së tyre Vlora Baruti.
E Milla, student në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ka qenë pjesë e kategorisë “D” që përfshin grupmoshat më të rritura të garës. Të tre janë pjesë e garës në kategorinë e pianos. Përveç në piano, në këtë konkurs ndërkombëtar që sivjet shënon edicionin e 14-të, ka kategori edhe në instrumente frymore.
Në katër kategori të ndara sipas moshës kanë marrë pjesë 177 garues, dhe kjo ka qenë hera e parë që Kosova është ftuar si shtet në këtë garë muzikore. Mes pjesëmarrësve ka pasur pianistë të rinj nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, sikurse edhe nga Austria, Rusia, Gjermania e Kanadaja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...