31 Janar 2017 - 11:42
Muzeu “Metropolitan Museum of Art” ka shprehur drojën se ekspozitat, hulumtimet arkeologjike dhe gërmimet me institucionet në Lindjen e Mesme do të anulohen ose përgjysmohen, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe Institutit të Programit Teatror të Sundance mund t’i duhet të zmbrapset nga bashkëpunimi me artistë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Pasi që vendimi ekzekutiv i presidentit Donald Trump për t’ua bllokuar hyrjen të huajve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktoi konfuzion në sistemin e imigracionit dhe në aeroporte në gjithë globin, institucionet kulturore janë duke kalkuluar sesi politikat e reja mund të dëmtojnë artin dhe misionet e tyre.
“Shkëmbimet e studiuesve dhe bashkëpunimet ndërkombëtare janë çelësi i punës sonë dhe jemi të brengosur që një numër i programeve mund të preken, tamam në kohën kur bota ka nevojë për më shumë shkëmbim dhe bashkëpunim kulturor”, ka thënë Thomas P. Campbell, drejtor i “Metropolitan Museum of Art”.
Urdhri ekzekutiv, që u nënshkrua nga Trump të premten, ua bllokon hyrjen në ShBA për 90 ditë qytetarëve të shtatë shteteve me shumicë myslimane: Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit. Po ashtu, suspendon hyrjen e të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe bllokon refugjatët sirianë për kohë të pacaktuar. Artistët dhe qytetarët - nga të gjitha vendet e prekura që banojnë legalisht në ShBA, janë deklaruar se ata nuk guxojnë të dalin jashtë vendit nga frika se mund t’iu mohohet të rikthehen në vend. Në rastin më të përmendur, Asghar Farhadi, regjisor i “The Salesman” në një deklaratë të bërë publike, të dielën, në “New York Times”, ka thënë se nuk do të jetë prezent në “Oscars”, edhe nëse për të bëhet një përjashtim dhe i lejohet të hyjë në SHBA... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...