31 Janar 2017 - 08:35
Qysh vitin e kaluar ministri i Kulturës, Kujtim Shala, e kishte përmendur si mundësi që edhe ky objekt të zërë vend në hapësirën afër Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, e paraparë për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit “Ibrahim Rugova”, shkruan sot “Koha Ditore”. Në dhjetor të vitit që shkoi MKRS-ja ka kontraktuar një kompani që të bëjë studimin e fizibilitetit në parcelën prej 2.4 hektarësh.
“Sivjet bëhet studimi i fizibilitetit, dhe hapësira ku planifikohet të ndërtohet ky objekt është në të njëjtën hapësirë ku pritet të ndërtohet teatri i operës dhe baletit ‘Ibrahim Rugova’. Ne kemi paraparë sivjet të investojmë 150 mije euro, dhe për këtë kemi projekt të gatshëm. Sapo të kemi studimin e fizibilitetit për lokacionin në tërësi, fillohet me hapat e tjerë”, ka thënë Ndue Ukaj, shef i kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.
Bujar Demjaha, hartues i projektit, që kishte kushtuar 200 mijë euro, vazhdimisht ka thënë se lokacion i përshtatshëm për Muzeun e Artit Bashkëkohor është hapësira midis Bibliotekës Kombëtare e Galerisë së Arteve.
Ministria e Kulturës këtë vit ka paraparë 150 mijë euro për këtë muze duke e llogaritur si projekt kapital. E një shumë rreth 300 mijë euro ndahet tash e dhjetë vjet, por asnjëherë nuk janë shpenzuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...