30 Janar 2017 - 11:40
Tashmë kanë kaluar 6 muaj prej se është lëshuar ky autorizim për grumbullimin e provave, për shkak të dyshimeve mbi rregullsinë e zbatimit të projektit, për të cilin janë shpenzuar afro një milion euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Pallati i Kulturës në Zhur ka filluar të ndërtohej në vitin 2009 dhe ende nuk është funksionalizuar. Së fundmi përmes një peticioni të nënshkruar, banorët e këtij lokaliteti kanë kërkuar nga autoritetet komunale që të bëhet ekspertiza për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e objektit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë çështje ende janë në vazhdim e sipër.
Ndonëse ky projekt është nën llupën e hetuesve policorë, pak muaj më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka hezituar që të alokonte mjete nga buxheti i saj për të. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit lokal pati pranuar se realizimi i këtij projekti kapital ka zgjatur shumë. Paraprakisht ka kërkuar që drejtori i Kulturës, Arhim Ajazi, të raportojë se në cilin stad ka mbetur finalizimi i këtij projekti. Ajazi ka shpjeguar se MKRS-ja ka alokuar 100 mijë euro për këtë objekt kulturor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...