30 Janar 2017 - 10:40
Filmi i regjisores Blerta Zeqiri tashmë është në fazën e përfundimtare të postproduksionit dhe është në prag të marrëveshjes me një kompani ndërkombëtare të distribuimit. Filmi që shpalos në ekran sekretet mes një trekëndëshi dashurie para dhe gjatë martesës, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e garës për çmimin e festivalit të filmit që mbahet në Karlovy Vary e që fituesin e shpërblen me 100 mijë euro ndihmë për finalizimin e filmit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Martesa” - projekt i produksionit “Beze”, që ka në rolet kryesore Adriana Morinën, Alban Ukën dhe Genc Salihun, sipas kontratës, kishte pasur afatin për shfaqjen e premierës në shtator të vitit 2015. Por ekipi i projektit dy herë ka kërkuar afat shtesë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e ka mbështetur atë me 150 mijë euro në konkursin e vitit 2013. Data e shfaqjes së premierës dhe as vendi nuk janë caktuar ende.
“Premiera e filmit ‘Martesa’ do të jetë gjithsesi në vitin 2017, por koha e saktë dhe vendi varen nga festivalet që do ta zgjedhin filmin tonë, dhe përzgjedhja jonë në rast se është më shumë se një festival që e dëshiron filmin në të njëjtën kohë”, ka thënë producenti e bashkëskenaristi i këtij filmi - Keka, Kreshnik Berisha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...