Albumi i ditëve të errëta të David Bowiet

29 Janar 2017 - 21:12      

Më 1975, David Bowie ishte shpërngulur në Los Angeles dhe jeta e tij qe zhytur në kaos dhe trazira.

Me të madhe konsumonte kokainë, rrinte zgjuar (‘e urrej gjumin’, kishte thënë ai. ‘Më me qejf rri zgjuar, vetëm duke punuar, gjithë kohën’), dhe duke u mbajtur kryesisht me një dietë që përfshinte feferonë dhe qumësht, shkruan “Rolling Stone”, transmeton “Koha Ditore”. Njëherë, pesha e tij kishte rënë nën 45 kilogramë.

Gjendja e tij mentale ishte depresive – tek rrinte në një shtëpi me qira në Bel Air dhe ndizte qirinj të zinj, pretendonte se shihte trupa të binin tek dritarja e tij dhe ishte obsesionuar me të padukshmen.

Në intervista ai proklamonte admirimin për Adolf Hitlerin (‘Ishte njëri nga yjet e parë të rockut...po aq i mirë sa Jagger’) dhe bënte thirrje për një “tirani të krahut të djathtë, krejtësisht diktatoriale”. Këngët e albumit që incizoi atë vit, “Station to Station”, kishin lindur nga marrëzia e tij dhe përfunduan duke u kthyer në të mira.

Bowie më vonë do t’i referohej kësaj periudhe si “ditët më të errëta të jetës sime”. Teksa e përshkruante atë kohë, në një seri të “VH1 Storytellers”, ai pohonte se ishte “aq shumë i zhytur në të keqen saqë edhe kujtimet janë të pamundura”.

Para se të performonte këngën melankolike të albumit “Station to Station”, me titull “Word of a Wing”, ai kishte thënë se kënga ishte “pa dashje...një sinjal i stresit: jam i sigurt që ishte thirrje për ndihmë”. Dhe ende, sipas kitaristit Carlos Alomar, kur Bowie e bendi shkuan në “Cherokee Studios” për të realizuar një album të ri në vjeshtën e vitit 1975, e gjithë kërdia që kishte ndodhur kishte mbetur prapa derës.

“Kur ishim në disponim për të punuar, ishte gjithmonë për punën”, thotë ai. “Edhe nëse ishte mashtruar nga kokaina apo çfarëdo tjetër, David gjithmonë ishte në gjendje të menaxhonte vendimmarrjen. Dhe gjithmonë e kishte të njëjtin shqetësim: “cilat janë vargjet dhe për çfarë do të flas”?” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...